Pjesëmarrës:
– Përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Sekcioni për Ligj dhe Drejtësi
– Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha;
– Gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe degëve Suharekë dhe Dragash;
– Zyrtarja për informim të Gjykatës Themelore të Prizrenit;
– Avokatë nga Prizreni;
– Mbrojtësit e viktimave për Prizren;
– Bashkëpunëtorë profesionalë dhe zyrtarë ligjorë nga institucionet e lartpërmendura
Përmbledhje:
Sot, më 14 qershor, në hotel Theranda në Prizren, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një tryezë të rrumbullakët me gjyqtarë, avokatë, mbrojtës të viktimave dhe bashkëpunëtorë profesionalë në të cilën u bë prezantimi i një Raporti të lëshuar rishtazi nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i titulluar “Shqyrtimi i zbatimit të Kodit të ri të Procedurës Penale”.
Në këtë tryezë morën pjesë rreth njëzet (20) pjesëmarrës. Fjalime hyrëse bënë kryetari Ymer Hoxha, në emër të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe zyrtari ligjor Meriton Pajaziti nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili edhe e moderoi takimin. Më pas u vazhdua me një diskutim përmbajtësor në lidhje me të gjeturat e raportit, të cilat u pranuan në mënyrë konstruktive nga të gjithë pjesëmarrësit. Raporti jep rekomandime për përmirësimin e zbatimit të këtij Kodi nga institucionet përkatëse, me qëllim të garantimit më të mirë të së drejtës për një gjykim të drejtë.