Më 16 maj 2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.161/15. ndaj të akuzuarit me inicialet Sh.B. nga Hoqa e Qytetit, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 parag.1.të KP-së.
I akuzuari me inicialet Sh.B. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
I akuzuari me iniciale N.Ç. LIROHET nga akuza.