DATA: 20.04.2016
STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT ,,UKSHIN HOTI,, VIZITOJNË GJYKATËN
Me datën 20.04.2016, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit,Ukshin Hoti,,.
Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshme mes studenteve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.
Studentët u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga kryetari i Gjykatës z.Ymer Hoxha, zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim me studentet dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkët me kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun. Në pjesën e dytë të vizitës, studentët vizituan objektin e gjykatës dhe u njohën me shërbimet që i ofron ajo për qytetarët e Prizrenit, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.