Caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe masa e paraqitjes në stacion policor për dy të pandehur nga Prizreni

Caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe masa e paraqitjes në stacion policor për dy të pandehur nga Prizreni

Caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe masa e paraqitjes në stacion policor për dy të pandehur nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtarja e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve  me inicialet  B.M. dhe L.K. që të dy nga Prizreni, secili veç e veç  për veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda i caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehuri  B.M dhe masa e paraqitjes në stacion policor ndaj të pandehurit  L.K.

Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit  B.M.   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30/tridhjetë  ditëve prej datës 30.03.2016 ora 13:30 dhe do të zgjasë   deri me datën 29.04.2016.

Masa e paraqitjes në stacion policor ndaj të pandehurit L.K.do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 30.03.2016 prej orës 16.12 minuta dhe do të zgjasë deri më  29.04.2016

Të  pandehurit  dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  se gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e tyre me datën 30 mars 2016 në Prizren janë gjetur substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan