Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale S.G., M.S. , D.A. dhe E.S. që të gjithë nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit iu caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nënparag.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 04.03.2016 prej orës 11.00 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 03.04.2016 .
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 29.02.2016. – 02.03.2016., gjatë orëve të natës, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia marrin pasurinë e të dëmtuarit me inicile B.G., në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm, orët e vona të natës, dhe mos prezencën e punëtorëve, me përdorimin e forcës, thyejnë derën e depos – garazhdës së të dëmtuarit dhe marrin gjëra të ndryshme me vlerë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.