Për punë praktike tre mujore në zyrën për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit
GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN UNIVERSITETI I PRIZRENIT OJQ EC MA NDRYSHE
“UKSHIN HOTI”
4 Mars 2016, Prizren
PROGRAMI I PRAKTIKANTËVE PËR MARRËDHËNIET PUBLIKE NË GJYKATËN THEMELORE TË PRIZRENIT
THIRRJE PËR APLIKIM
Për punë praktike tre mujore në Zyrën për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe OJQ EC Ma Ndryshe kanë themeluar Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike për t’i ofruar ndihmë Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Partnerët nënshkrues të dokumentit të bashkëpunimit për realizimin e këtij Programi kanë kënaqësinë që të shpallin thirrjen e parë për aplikim për studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Programi i praktikantëve është i hapur për studentët e Universitetit të Prizrenit (të gjitha drejtimet) të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuuar në punën e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Në zbatimin e Programit të praktikantëve do të angazhohen: Gjykata Themelore e Prizrenit – Zyra për Informim Publik, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe organizata EC Ma Ndryshe.
Përshkrimi i punës praktike
Praktikantët e zgjedhur do të asistojnë në punën e Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të
Prizrenit dhe gjatë tre muajve të angazhimit, ata do të jenë pjesë e këtyre veprimeve:
– përpilimi dhe publikimi i buletinit informativ të Gjykatës,
– monitorimi i mediave,
– mirëmbajtja e faqeve të medias sociale (Facebook, Twitter, etj.),
– përpilimi i materialeve informative të Gjykatës,
– përkthimi i materialeve,
– organizimi i ngjarjeve publike të Gjykatës dhe veprime të tjera që do të caktohen nga Zyrtari për
Informim i Gjykatës dhe stafi mbikëqyrës në EC Ma Ndryshe.
Gjatë angazhimit të tyre, praktikantët do të mbikëqyren nga stafi i EC Ma Ndryshe dhe Zyra për
Informim Publik e Gjykatës.
Kohëzgjatja e praktikës
Një cikël i punës praktike zgjat tre muaj dhe me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj shtesë. Për secilin
cikël tre-mujor të punës praktike do të përzgjedhen një ose dy studentë të Universitetit të Prizrenit. Pas përfundimit të programit për marrëdhëniet publike, praktikantët do të pajisen me dëshmi përkatëse, për pjesëmarrje në këtë program.
Zyrat dhe orari i praktikës
Praktikantët do të jenë të vendosur në zyret e EC Ma Ndryshe në Prizren dhe do të kenë vizita të rregullta në zyret e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Praktikantët do të punojnë me orar të përgjysmuar, çdo ditë pune deri në katër orë në ditë.
Kriteret minimale
Për t’u kualifikuar për programin e praktikantëve për marrëdhëniet publike, kandidati ideal duhet t’i
ketë këto kualifikime:
– Aftësi të mira shkrimi në gjuhën shqipe,
– Njohuri solide mbi sistemin gjyqësor të Kosovës,
– Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale,
– Njohje sodile të fushës së marrëdhënieve publike,
– Njohja e gjuhëve të tjera lokale të Prizrenit dhe e gjuhës angleze është përparësi,
– Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike dhe mediave sociale,
– Qasje kreative për krijimin e produkteve dhe mjeteve të reja të komunikimit me publikun,
Aplikoni
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe plotësoni formën e aplikimit që gjendet në web-faqen e organizatës www.ecmandryshe.org, brenda linkut Konkurs. Formën e plotësuar duhet të dërgoni në adresën info@ecmandryshe.org, me subject “Aplikim për Programin e Praktikës”. Shqyrtimin e aplikacioneve do të bëj një panel i përbashkët mes tri palëve të përfshira, ndërsa mund të parashihen edhe intervista me aplikantë. Afati i fundit për aplikim është deri më 20 Mars 2016.