PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet J.J. dhe M.J. që të dy nga Fshati Dumnicë e Poshtme-Komuna e Podujevës, iu caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge , nga neni 273 par.2 e lidhur me nenin 31 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 20.11.2015 në ora 23.00 dhe do të zgjasë deri me datën 20.12.2015.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 20.11.2015 gjatë kontrollit të policisë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë janë gjetur të strehuar në rezervuarin e automjetit 30 qese (paketime) të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jenë të llojit marihuanë në peshë prej rreth 16 kg e 290 gr. Si dhe tek i pandehuri me inicialet J.J. në shtëpinë e tij gjatë bastisjes nga ana e policisë janë gjetur rreth 500-600 gramë substancë narkotike e dyshuar që të jetë e llojit marihuanë.