PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet B.M. nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimi,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi, nga neni 187 par.1 i KP-së, dhe veprës penale kanosje nga neni 185 parag 1…
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet B.M. nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimi,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi, nga neni 187 par.1 i KP-së, dhe veprës penale kanosje nga neni 185 parag 1 i KP-së, dhe veprës penale shkelje të detyrimeve familjare nga neni 251 parag2 të KP
I pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 12.11.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 12.12.2015.
I pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 11.11.2015 në shtëpinë e tij familjare nën ndikimin e alkoolit, i ka detyruar anëtarët e tjerë të familjes natën që të dalin jashtë në oborr duke iu mbyllur derën dhe ti pamundësoj që të hynë në shtëpinë.