Tema ,,Fëmjët nuk duhet ta njohin dhunën,,
Me datën 09.11.2015 në shkollën e mesme Qendra e Kompetencës në Prizren është mbajtur ligjërata me temën ,,Fëmijët nuk duhet ta njohin dhunën,,. Këtë temë e kanë ligjëruar anëtarët e Forumit të gjyqtarëve dhe Prokuroreve të Regjionit të Prizrenit:
Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm – Civil Shpresa Emra- Koordinatore për Regjionin e Prizrenit
Gjyqtarja për të Mitur Kymete Kicaj
Prokurorja për të Mitur e Prokurorisë Themelore të Prizrenit
Ligjërata është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të javës së viktimave.
Interesimi ishte i madh nga ana e nxënësve pjesëmarrës.