Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale SH.K. dhe M.B. që të dy nga Prizreni , ju caktohet masa e paraburgimit ,për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nënparag.1.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 03.11.2015 nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri me datën 03.12.2015.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 29.10.2015, në kohë të pacaktuar në Prizren në kafiterin ,,Rinia,,, pronë e të dëmtuarit me iniciale P.A. në bashkëveprim ia marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, duke shfrytëzuar mos prezencën e njerëzve dhe të dëmtuarit me forcë e hapin derën hyrëse të lokalit dhe marrin sende me vlerë.