Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve në takim me praktikantët e gjykatës dhe prokurorisë
Me datën 26.02.2015, Formui i gjyqëtareve dhe prokuroreve mbajtën takim me praktikantet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe praktikantet e Prokurorisë Themelore në Prizren në lidhje me rolin dhe pozitën e Forumit të gjyqëtareve dhe prokuroreve në Sistemin Gjyqësor të Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të fuqizoj praninë e grave në sistemin e drejtësis, e në veqanti të gjyqtareve dhe prokuroreve me një zë unik dhe vision për të promovuar barazi dhe respekt për të gjithë.
Në këtë takim morën pjesë:
Gjyqtarja e Departamenti të Përgjitshëm – Civil e Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Shpresa Emra-Kordinatore për Regjionin e Prizrenit.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit Ervehe Gashi- zëvendës kordinatorja e Regjionit të Prizrenit.
Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm –Civil Edija Sezairi
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit- Afrëdita Kicaj
Praktikantet e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit.