Skender Çoçaj
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Skender Çoçaj, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - divizioni penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Gjyqtari Çoçaj ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007, ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2004 deri në vitin 2005, gjithashtu ka punuar edhe si asistent arkivist në periudhën prej 2005 e deri në vitin 2006.
Në vitin 2007 e deri në vitin 2008 ka qenë bashkëpunëtor profesional vullnetar në vitin 2008 e deri në vitin 2010 punoi si bashkëpunëtor në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren.
Në fillim të vitit 2013 është caktuar udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatën, ndërsa nga nëntori i vitit 2014, u caktua gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prizren.
Në korrik të vitit 2016, është emëruar anëtar i KGjK-së, kurse gjatë vitit 2017, ka qenë nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prizren.
Në mars të vitit 2019, emërohet Kryesues i KGjK-së, pozitë të cilën e mban deri me 05.07.2021, pastaj është rikthyer për të vazhduar në detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Prizren. Nga korriku i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.