Agron Hoxhaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren

Agron Hoxhaj është gjyqtar i departamentit të përgjithshëm - divizioni civil.
Gjyqtari Hoxhaj ka diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005.
Praktikën profesionale e kreu në Prokurorin e Qarkut në Prizren në vitin 2003 deri në vitin 2004, gjithashtu pas diplomimit ka punuar në postin e ofiqarit të gjendjes Civile në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme Sektori i ofiqarisë, zyra e vendit në Gjonaj në periudhën e vitit 1999 -2001. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ka ushtruar postin e administratorit të Prokurorisë Publike Komunale në Prizren. Në vitet 2008 - 2011 ka ushtruar postin e avokatit Publik Komunal në Komunën e Prizrenit. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, ka punuar si bashkëpuntor profesional në Prokurorin Publike të Qarkut në Prizren.
Në vitin 2012 është emruar gjykatës në gjykatën Komunale të Kundervajtjes. Nga një Janari i vitit 2013 u emëru gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren pozitë të cilën ende e mban.