Lirije Kafexholli ka qenë gjyqtare në divizionin e kundervajtjes të Gjykatës Themelore të Prizrenit dega Suharekë, dhe është pensioniuar në qershor të vitit 2020.
Kafexholli ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2010. Ajo ka punuar si Gjyqtare në Gjykatën Komunale për kundërvajtje në Suharekë.
Në fillim të janarit 2013 ajo u emërua si gjyqtare e departamentit të përgjithshëm divizioni i kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Prizren dega Suharekë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në pensionim.