Gjyqtari Fahret Vellija zgjedhet Kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave

Gjyqtari Fahret Vellija zgjedhet Kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave

Nga data 1 mars 2022, gjyqtari Fahret Vellija do të ushtron detyrën e Kryetarit të Komisionit për Administrimin e Gjykatave në kuadër të Këshilli Gjyqësor të Kosovës, me mandat  tre (3) vjeçar. Ky komision është komision i përhershëm në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe merret me përgatitjen dhe rekomandimin e politikave për administrim…

Nga data 1 mars 2022, gjyqtari Fahret Vellija do të ushtron detyrën e Kryetarit të Komisionit për Administrimin e Gjykatave në kuadër të Këshilli Gjyqësor të Kosovës, me mandat  tre (3) vjeçar.

Ky komision është komision i përhershëm në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe merret me përgatitjen dhe rekomandimin e politikave për administrim të gjykatës, objekteve, qasjes së publikut, qëllim përmirësimin e administrimit të gjykatave; dhe çështje tjera lidhur me organizimin dhe administrimin e Gjykatave në nivel të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari Fahret Vellija me datë 21 janar 2022 ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës detyrë të cilin do të vazhdoi ta ushtron.

U.D. së kryetarit të Gjykatës Themelore Prizren Artan Sejrani, si dhe të gjithë gjyqtarët dhe stafi administrativ, gjyqtarit Fahret Vellija i dëshirojnë suksese në angazhimin e tij si kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave.

Me rastin e zgjedhjes si kryetar i Komisionit pranë KGJK-së, gjyqtarit Vellija i pezullohet angazhimi si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, andaj Gjykata njofton të gjithë palët se lëndët që kanë qenë në punë, do ti ndahen një gjyqtari tjetër dhe palët do të njoftohen përmes ftesave për rrjedhën e mëtutjeshme të lëndëve që kanë qenë në punë tek gjyqtari në Divizioni Civil.