Gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për veprën penale dhuna në familje

Gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për veprën penale dhuna në familje

Prizren, 22 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të…

Prizren, 22 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodi Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.L., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri A.L., me datë 20 prill, në orët e hershme të mëngjesit, në  Prizren, në  banesën e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarve brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarve respektivisht babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje paraprake pasi që të dëmtuarit tentojnë ti japin terapinë mjekësore të pandehurit, në atë moment i pandehuri në mënyrë agresive dhe me zë të larët i drejtohet të pandehurve, më pastaj edhe i sulmon fizikisht të dëmtuarit duke i goditur me grushte si dhe duke i kafshuar me dhëmbë, me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të shqetësimit

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës, gjithashtu ka lëshuar URDHËRESË – PËR EKZAMINIM PSIKIATRIK, për të pandehurin A.L., ashtu që Instituti adekuat, duhet të vërtetojë faktin se i pandehuri A.L., a ka qenë në gjendje të kuptoj natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe të konstatohet se në çfarë gjendje psikike mendore ka qenë gjatë kësaj kohe, si dhe të konstatohet se në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij mendore a ka qenë e zvogëluar.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtari ka vlerësuar peshën e veprën penale, dhe rrethana tjera sikurse faktin që i pandehuri A.L., me të dëmtuari jetojnë në ambient të përbashkët, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, si dhe duke u nisur nga fakti se i pandehuri është recidivist i veprës së tillë penale, caktimi i paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.