Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për veprën penale mashtrimi

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për veprën  penale mashtrimi

Prizren, 24 shkurt 2021 Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:  mashtrimi nga neni 323 par.1 të KPRK-së Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj…

Prizren, 24 shkurt 2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:  mashtrimi nga neni 323 par.1 të KPRK-së

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit G.K., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me 22 shkurt, (në orë të pacaktuar), në Prizren, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme apo duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, i pandehuri G.K., e mashtron të dëmtuarin T.M., duk e shtyrë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri G.K., pasi bie në kontakt me të dëmtuarin nga i njëjti merr shumën e të hollave prej dymijë e gjashtëqind e pesëdhjetë (2,650.oo €), kinse për të ndihmuar në nxjerrjen nga burgu një familjar të të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri i ‘u kishte prezantuar të dëmtuarit se kishte ndikim te Prokurorët dhe duke theksuar emrin e një Gjyqtari,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej kohës së arrestimi datë 22.02.2021 deri me datën 22.03.2021.

Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare, si dhe duke marrë parasysh edhe karakteristikat e të pandehurit për të cilin shihet se ka një mori veprash penale nga data baza e Policisë së Kosovës, ashtu që caktimi i paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.