Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale vrasje në tentativë

Caktohet  masa e paraburgimit për veprën penale vrasje në tentativë

PRIZREN – 04.11.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.G. nga  Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë…

PRIZREN – 04.11.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.G. nga  Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 par.1 e 2  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 02.11.2020 deri më datën 01.12.2020.

Ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ku i pandehuri me dashje e vë në rrezik jetën e tjetrit, në atë mënyrë që pas një fjalosje që ka ndodhur afërsisht një orë më parë në mes të viktimës dhe të pandehurit, ky i fundit me automjetin e tij shkon në afërsi të shtëpisë së viktimës dhe me armën e tij të zjarrit – pistoletën e tipit M-57 me nr. serik; J-238320 të kalibrit 7.62 mm, fillimisht shkrep një herë duke ftuar viktimën që të dalë nga shtëpia dhe në momentin që i  njëjti del, i pandehuri shkrep dhe njëherë por që i dëmtuari arrin që të i shmanget rrezikut, dhe e godet me grusht në fytyrë, ku i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nga raportet policore vërtetohet se pas kryerjes së veprave penale për të cilat dyshohet, i njëjti i është dhënë arratisë deri në momentin e dorëzimit në polici me datë 02.11.2020.

Këshillë Juridike: Pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.