Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale vrasje në tentativë

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale vrasje në tentativë

PRIZREN – 21.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga  fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat…

PRIZREN – 21.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga  fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 par.1 e 2  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 19.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2020.

Ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, nga se i pandehurit me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës saktësisht në ambientin e pishinës “Freskia” pronë e të dëmtuarit  me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrin t’ia  marrin armën nga dora.

Këshillë Juridike: Pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.