Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale kontrabandim me migrant

Caktohet  masa e paraburgimit për veprën penale kontrabandim me migrant

PRIZREN – 09.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga  Republika e Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim…

PRIZREN – 09.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga  Republika e Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant  nga neni 164 par. 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 07.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 06.11.2020.

Ekziston baza e posaçme ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2.pika 1.2.3 të KPPK-së, nga se i pandehurit me iniciale B.D. për përfitim të dobisë pasurore për vete duke ia mundësuar hyrjen e paligjshme në Republikën e Kosovës shtetasve të huaj, pesha e veprës penale e cila është drejtuar kundër rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, duke mos i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrjen në Republikën e Kosovës dhe duke i  mundësuar viktimave të kalojnë si vend transit, duhet të veçojmë faktin se në këtë periudhë numri i këtyre veprave penale ka shënuar rritje dhe ka kaluar në trend.

Këshillë Juridike: Pala e pakënaqura ndaj këtij vendimi ka të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.