30 (tridhjetë ) ditë caktohet masa e paraburgimit

30 (tridhjetë ) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 16.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.T. nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…

PRIZREN – 16.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.T. nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par.9 lidhur me par. 6 dhe 1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 11.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 10.10.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, nga se i pandehuri në ditën kritike ishte duke lëvizur në rrugë me automjet bujqësor dhe nuk i kishte ndërmarrë masat e duhura për ndriçimin e automjetit  bujqësor (traktor IMT 539) për ç’ka edhe në momentin kritik ishte goditur me veturën Mercedes të cilën e kishte vozitur i ndjeri me iniciale B.G., dhe me këtë rast i ndjeri me veturën e tij pas goditjes kishte kaluar në shiritin e kundërt të rrugës ku më pas ishte goditur nga një automjet tjetër kamion Mercedes e që kishte rezultuar me vdekjen në vend e të ndjerit me iniciale B.G., lëndimin e rëndë trupor për të dëmtuarin me iniciale F.B. dhe lëndime të lehta trupore për pasagjerin e kamionit Mercedes, si dhe nga rrethanat tjera për shkak të ndikimit të këtij rasti në opinion e sidomos mënyra e kryerjes së kësaj vepre penale pasi që i pandehuri kishte vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, andaj sipas këtyre rrethanave lënia në liri e të pandehurit do të kishte ndikim negativ në rrethin ku jeton i pandehuri në relacion me pasojat e kësaj vepre penale.