Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 15.09. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  H.T., dhe B.M. nga Mamusha – Prizren për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni  185 par.3 nën para.3.2. lidhur me para.2 të KP-së dhe vepra penale sulmi nga…

PRIZREN, 15.09. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  H.T., dhe B.M. nga Mamusha – Prizren për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni  185 par.3 nën para.3.2. lidhur me para.2 të KP-së dhe vepra penale sulmi nga neni 184 par.3 nën para.3.1 lidhur me par. 1 KP-së.

Të akuzuarin me iniciale H.T.gjykata E  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1(një) viti në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 01.08.2020, në Mamushë saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale B.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me bashkëshorten e tij, në lidhje me bashkëshorten e parë të cilën e kishte dërguar me veturë te familja e saj, i pandehuri acarohet dhe e godet të dëmtuarën në pjesë të ndryshme të trupit  me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Të akuzuarën me iniciale B.M.gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Sepse me datën 01.08.2020, rrethe orës 10:10 minuta, në Mamushë në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit- pandehurit-bashkëshortit të saj me iniciale H.T. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me bashkëshortin e saj, në lidhje me bashkëshorten e tij të parë të cilën e kishte dërguar me veturë te familja e saj, dhe pas acarimit të situatës, e pandehura ia merr telefonin të cilën e përplas për muri, dhe më pas e sulmon të dëmtuarin-të pandehurin me iniciale H.T. duke e goditur dhe gërvishtur në pjesë të ndryshme të trupit,  me ç ‘rast dhe me këtë veprim kryen veprën penale të sulmit.