1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 15.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.T nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor…

PRIZREN – 15.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.T nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 pika 3.(3.1) lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 13.09.2020 nga ora 20:30, e që do të zgjasë deri më datë 13.10.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike si rrjedhojë e mosmarrveshjes së vazhdueshme që kishte me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij me iniciale B.T. i pandehuri  me shkaktimin e dhunës ose keqtrajtimit fizik, me qëllim të cenimit dhe keqtrajtimit të të dëmtuarës, brenda një mardhënje familjare, e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, e më pas të njejtës ia merr telefonin me qëllim që e njejta mos të lajmëroj rastin në polici, po ashtu i njejti e sulmon fizikisht edhe të dëmtuarën me ininciale H.T.,e cila bashk me vëllain kanë shkuar për të marr motrën e tyre me iniciale B.T.e si rrjedhoj të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore.