1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 11.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale D.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll…

PRIZREN – 11.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale D.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së, dhe sulmi nga neni 184 par.1.  KPRK-së. Masa e paraburgimit për të pandehurin me iniciale D.K. do të  llogaritet prej datës, 10.09.2020, dhe do të zgjasë deri me datën 09.10.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e masës së paraburgimit sepse i pandehuri me datë 07.09.2020 rrethë orës 18.00, në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me të pandehurin me iniciale S.D., pas përleshjes fizike në oborrin e hotelit “Albes”, sulmon të njëjtin, po ashtu është gjetur se i pandehuri posedon një pistoletë të kalibrit 9 mm dhe municion, për të cilat armë nuk kishte leje të organit kompetent  të cilat i ka poseduar në kundërshtim me Ligjin mbi Armët. I pandehuri pas përleshjes dhe sulmit fizik me të pandehurin me iniciale S.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, ashtu që gjykata  edhe pse ka dhënë urdhër për bastisje me qëllim të sigurimit të prezencës së tij në procedurë, nuk është hasur në shtëpinë e tij të banimit e as në vendin e punës i njëjti ishte strehuar në një adresë të panjohur.