1 (një) muaj caktohet masa e paraqitjes në Stacionin Policor

1 (një) muaj caktohet masa e paraqitjes në Stacionin Policor

PRIZREN, 01.09. 2020 – GjykataThemelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor ndaj të pandehurve me iniciale A.D. nga fshati Restelicë, Komuna e Dragashit F.H., G.K.,F.H. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të…

PRIZREN, 01.09. 2020 – GjykataThemelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor ndaj të pandehurve me iniciale A.D. nga fshati Restelicë, Komuna e Dragashit F.H., G.K.,F.H. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.3 e lidhur me para.1të KPRK-së. Masa e paraqitjes në Stacionin Policor për të pandehurin me iniciale A.D. dhe F.H. do të llogaritet prej datës, 29.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri me datën 28.09.2020, ndërsa për të pandehurit me iniciale G.K, do të llogaritet prej datës 29.08.2020 e do të zgjasë deri me datën 28.09.2020, për të pandehurin me iniciale F.H. do të llogaritet prej datës, 30.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri me datën 29.09.2020.


Ekziston baza ligjore për caktimin e masës së paraqitjes në Stacionin Policor sepse me datën 20.08.2020 rrethë orës 13:00 deri në orën 14:30 minuta në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit, në vendin e quajtur “Shapka” mbajnë armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm me armë të tilla, pasi që i pandehuri me iniciale A.D. organizon aheng për nder të festës së ashtuquajtur “Qethje e deleve” gjuajnë disa herë me armë në vendin ku ishin mbledhur një numër i madh i njerëzve duke e rrezikuar jetën e të pranishmëve.