1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 14.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale F.S(1)., dhe F.S(2) nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri me iniciale F.S. (1)…

PRIZREN – 14.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale F.S(1)., dhe F.S(2) nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri me iniciale F.S. (1) ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 1 pika 1.4 të KPRK-së si dhe i pandehuri me iniciale F.S. (2) ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 parag 1 i KPRK-së, Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 12.07.2020, nga ora 17:00, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 11.08.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar  se të pandehurit me datë 12.07.2020 rrethe orës 16.00 në Prizren  i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin vëllait të tij me iniciale F.S(2) në atë mënyrë që derisa i pandehuri me iniciale A.S.(1) ishte në shtëpi, në dhomën e tij të ndejës kishte lënë 450.00 euro dhe del nga shtëpia, me tu kthyer ka vërejtur se nga kjo shumë mungonin 50.00 euro, për të cilat para kishte shkuar dhe e ka pyetur vëllain e tij me iniciale F.S.(2) se mos i kishte marr parat, në atë moment fillimisht fillon konflikti verbal në mes tyre dhe pastaj e godet me ç ‘rast i shkakton  lëndime të lehta trupore.

 Me datë kohë dhe vend të njëjtë si pasoj e rrethanave të krijuara si në dispozitivin e këtij aktvendimi, me dashje përdor forcën ndaj F.S(1) në momentin kur F.S(1) e pyet se mos i kishte marr parat, menjëherë fillon të bërtas duke e sharë dhe ofenduar me fjalë, më pas e grushton në pjesën e fytyrës por nuk i shkakton lëndime të dukshme trupore.