Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin dënues

PRIZREN, 11.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  A.D., dhe I.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni…

PRIZREN, 11.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  A.D., dhe I.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.4 të KPRK-së.

Të akuzuarit me iniciale A.D. dhe I.D.gjykata i  ka shpallur fajtor  dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak.

Sepse me datën 22.11.2019, rrethe orës 19.30 minuta  në Prizren, i pandehuri me iniciale A.D. në shoqëri me vëllain e tij me iniciale I.D.  shkojnë në objektin e palestrës me qëllim për të kryer stërvitjen fizike dhe pas një mosmarrëveshje fillimisht verbal që kishte lindur në lidhje me pagesën e fitnesit, pasi fjalosen me menaxherin e fitnesit, të dëmtuarin me iniciale B.SH. nga Prizreni dhe pasi që i pandehuri me iniciale A.D. fillon të përleshët fizikisht me të dëmtuarin me iniciale B.SH., i pandehuri me iniciale I.D. nxjerr nga xhepi një thikë dhe me të e kanos seriozisht të dëmtuarin me iniciale D.P., duke ia drejtuar thikën, në momentin kur i dëmtuari me iniciale D.P. tenton që të afrohet dhe ti ndajë palët.