1(një)muaj caktohet masa e paraburgimit

1(një)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 20.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale H.SH. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar në…

PRIZREN – 20.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale H.SH. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së). Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës së arrestimit, 18.02.2020  dhe do të zgjasë deri më datën 18.03.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri me iniciale H.SH., me veprimet e tij i ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ata që në fakt janë për ta mbajtur rendin dhe ligjin dhe të cilët në ato momente ishin duke e kryer punën e tyre, arrestimin e dy personave të dyshuar për armëmbajtje pa leje, ashtu që të njëjtit i pengon duke i kanosur për çka të njëjtit pas tërheqjes së vërejtjes për tu larguar dhe mos dëgjimit të tij detyrohen ta arrestojnë dhe me rastin e kontrollimit gjejnë tek ai një mjet të mprehtë- brisk që e mbante me vete, dhe të gjitha këto rrethana dhe karakteristika personale të tij që janë vënë në pah me rastin e kryerjes së kësaj vepre penale e tregon rrezikun se me qëndrimin e tij në liri mund të përsëris vepra penale të kësaj natyre ose ndonjë vepër penale më të rëndë, të kryej atë për çka është kanosur dhe të shkaktoj pasoja me të mëdha, prandaj qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mese i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale, dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e justifikueshme dhe e bazuar në ligj në kuptim të dispozitave përkatëse ligjore.