30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 10.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale H.K. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose…

PRIZREN – 10.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale H.K. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës së arrestimit, 07.02.2020dhe do të zgjasë deri më datën 08.03.2020,

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se së bashku me të pandehurit me iniciale D. L.;S. K. dhe P.M., transportojnë marihuanë me qëllim të shitjes, ku këtu i pandehuri me iniciale H.K. participon me një shumë të hollash prej 750 euro, ashtu që pas ndalimit nga ana e patrullës së policisë, i njëjti arratiset dhe deri më dt. 07.02.2020 ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes. Kështu që, për shkak të peshës së veprës ekziston rreziku edhe i ikjes dhe arratisjes pasi që i pandehuri me iniciale H.K. ka qenë në arrati prej datës, 01.10.2018. Po ashtu ekziston edhe arsyeja, shkaku i peshës së veprës penale, mënyrës dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, marihuana është në sasi prej 4  kg e 694.16 gram, krejt kjo me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kështu që me qëndrimin e tij në liri mund të përsëris veprën penale. Prokuroria ka shqyrtuar edhe mundësitë tjera alternative për sigurimin dhe prezencën e të pandehurit, por në këtë fazë të hetimeve ato nuk i ka gjetur, andaj gjykata ka vërtetuar se  caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze të posaçme ligjore është më së i arsyeshëm.