30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak

PRIZREN – 03.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale E.S. nga fshati Shkozë, ndërsa ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Durrësi i Republikës…

PRIZREN – 03.02.2020 Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale E.S. nga fshati Shkozë, ndërsa ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Durrësi i Republikës së Shqipërisë, tani me vendbanim në fshatin Shkozë, caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh,  për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  kontrabandimi me migrant nga neni 164 par. 1  lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak do t’ju  llogaritet prej datës së arrestimit, 31.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 29.02.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, dhe masën e arrestit shtëpiak konform nenit 183 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3, duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, me datë 31.01.2020, rreth orës 19:35, në fshatin Vërmicë me saktësisht në Restorantin “Mifabeli” të pandehurit duke lëvizur me veturën e tipit “Golf II”, pronë e të pandehurit me iniciale E.S., i vërejnë  3 migrantë të dëmtuarit shtetas të Sirisë me iniciale H.M.A.; M.Y. A.H. e Y.M.A. dhe 1 (një) migrant – i dëmtuar shtetas Palestinez me iniciale M.A.SH., e ndalin veturën ku i pandehuri me iniciale A.S. qëndron në veturë ndërsa i pandehuri me iniciale E. zbret nga vetura shkon në drejtim të  dëmtuarve për të biseduar me qëllim që ti transportojnë deri në kufirin verior të Kosovës dhe t ‘i kalojnë ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë.