30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak

PRIZREN – 31.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale F.S. nga fshati Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës, ndërsa ndaj të pandehurve me iniciale SH.T.; F.P.;…

PRIZREN – 31.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale F.S. nga fshati Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës, ndërsa ndaj të pandehurve me iniciale SH.T.; F.P.; SH.V.; dhe SH.M. caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh,  për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  kontrabandimi me migrant nga neni 164 par. 1  lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak do t’ju  llogaritet prej datës së arrestimit, 27.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPK-së,  duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, të pandehurit janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, në fshatin Vërmicë, më saktësisht te restoranti “Universi” duke tentuar ti bartin persona me shtetësi të huaj, respektivisht 20 shtetas sirian të cilët e kanë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, me çka edhe e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues dhe juridik të vendit, pesha e rëndë e kësaj vepre penale, pasojat që mund të shkaktohen nga kjo vepër penale me çka rrezikohet edhe siguria e Republikës së Kosovës, faktin se në kohët e fundit janë rritur rastet e kontrabandimi të migrantëve nga vendet e lindjes që Republikën e Kosovës tentojnë ta shfrytëzojnë si vend transit apo destinacionin për  kalimin ilegal të migrantëve. Andaj gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale S.F. ndërsa ndaj të pandehurve me iniciale  SH.T., F.P., SH.V. dhe SH.M., gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak konform nenit 183 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3, po ashtu duke pasur parasysh edhe peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale ku të pandehurit si bashkëkryerës, iu kanë përgjigjur thirrjes së të pandehurit me iniciale F.S. për bartjen e disa personave të cilët me tutje kanë rezultuar si shtetas sirian, pasi që të gjithë të pandehurit janë me profesion taksist dhe ne mënyrë të organizuar janë hasur nga policia e Kosovës duke tentuar ti bartin shtetasit sirian për ti dërguar në vende të tjera të rajonit duke e shfrytëzuar Republikën e Kosovës si vend transit, në këto rrethana duke pasur parasysh qëllimin e përfitimit të dobisë pasurore ekziston rreziku i përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre, andaj gjykata ka vendosur që të pandehurve me iniciale SH.T., F.P., SH.V. dhe SH.M., ti konfiskoj pasaportat me qëllim që ta forcoj masën e arrestit shtëpiak.