30 (tridhjetë ) ditë caktohet masa e paraburgimit

30 (tridhjetë ) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 30.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat…

PRIZREN – 30.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)  dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 i KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 28.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 27.02.2020,

Sepse për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me anë të eksplozivit ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, në qatë mënyrë që me datë 28.01.2020, rreth orës 20:00  në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së tij në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit (TNT) ku me rastin e bastisjes nga policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka gjetur vdekjen polici – tani i ndjeri me iniciale S.TH. e njëherit në shtëpi është shkaktuar dëm i konsiderueshëm pasuror dhe është shkaktuar rrezik i madh për jetën e policëve tjerë që ishin në oborr të shtëpisë, e që me datë 29.01.2020 në dhomën gjegjëse  është zbuluar edhe sasia e eksplozivit të pashpërthyer (TNT)  në peshë prej 809 gram, në vend, kohë dhe mënyrë të njëjtë të përshkruar sikurse në pikën I të dispozitivit të aktvendimit ka rezultuar edhe me lëndime të lënda trupore për policët e dëmtuar me iniciale A.M. dhe J.H. të cilët ishin në dhomë së bashku me të ndjerin S.ZH. , lëndime të lehta kanë pësuar edhe i dëmtuari me iniciale  A.B. dhe fëmija i të pandehurit.