Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

PRIZREN, 15.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  E.F., nga Prizreni për shkak të veprës penale kanosje, nga neni 181 par.1. dhe veprës penale sulmi nga neni 184 par.1 të KPRK-së  i akuzuari me iniciale G.P. nga Prizreni  për shkak…

PRIZREN, 15.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  E.F., nga Prizreni për shkak të veprës penale kanosje, nga neni 181 par.1. dhe veprës penale sulmi nga neni 184 par.1 të KPRK-së  i akuzuari me iniciale G.P. nga Prizreni  për shkak të veprës penale sulmi nga neni 184 par.1. të KPRK-së dhe i akuzuari me iniciale D.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale kanosje, nga neni 181 par.1 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale E.F, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin UNIK me gjobë në  shumën prej 900 (nëntëqind) euro.

Sepse me datën 19.07.2019, rrethe orës 12:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale E.F. seriozisht e kanos të dëmtuarin me iniciale GJ.F. me qëllim frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do të shkaktojë ndonjë të keqe, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari në cilësinë e gazetarit TV Besa ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur.

Sepse me datën 19.07.2019, rrethe orës 12:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale E.F. i cili ishte djali i pronarit të qendrës tregtare “Abi Qarshia” me dashje e përdor forcën  fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë  që derisa të dëmtuarit me iniciale GJ.F dhe G.Z  në cilësinë e gazetarit TV Besa ishte duke incizuar aksionin e inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri E.F. me qëllim të mos i lejoj të incizojnë të njëjtit në vendin e lartcekur ju afrohet të dëmtuarve duke i shtyrë me duar.

Të akuzuarin me iniciale G.P, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin  me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Sepse me datën 19.07.2019, rrethe orës 16:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale G.P. i cili është menagjer në Qendrën Tregtare “Abi Qarshia” me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari me iniciale N.XH., në cilësinë  e gazetarit TV Prizreni ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri i afrohet të dëmtuarit fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana e dëmtuarit e pastaj me dorën e djathtë e godet të dëmtuarin derisa ishte duke e mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj.

Të akuzuarin me iniciale D.K.,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin  me gjobë në  shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Sepse me datën 19.07.2019, rrethe orës 16.00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale D.K.  seriozisht e kanos të dëmtuarin me iniciale N.XH., me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari në cilësinë  e gazetarit TV Prizreni ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri i afrohet të dëmtuarit dhe e   pengon të incizoj.