30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 12.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale Z. H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi…

PRIZREN – 12.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale Z. H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 par. 4 nën par. 4.3. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datë:07.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 06.12.2019.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale nga i pandehuri i cili me mjet i cili është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndime trupore e ka sulmuar të dëmtuarin e mituri- viktimën e ndjeshme për çka i njëjti për shkak të lëndimeve të marra që dyshohen te jenë të natyrës së rëndë është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë si dhe ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjike si pasoj e këtij sulmi, duke pasur parasysh peshën e kësaj vepre penale e cila është mjaft e rëndë e drejtuar kundër jetës dhe shëndetit në rastin konkret ndaj viktimës së ndjeshm, është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.