Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli akgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli akgjykimin dënues

PRIZREN, 08.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  H.P. me nofkën “Burdush” nga  Prizreni  për shkak të veprës penale mashtrimi  nga neni 335 para.1  të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale H.P. me nofkën “Burdush” , gjykata e  ka shpallur fajtor …

PRIZREN, 08.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  H.P. me nofkën “Burdush” nga  Prizreni  për shkak të veprës penale mashtrimi  nga neni 335 para.1  të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale H.P. me nofkën “Burdush” , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, të cilin dënim do ta vuan pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,  dënimin me gjobë në shumën prej 5.000 (pesëmijë) euro, si dhe dënimin plotësues ku i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë së pavarur dhe i detyrës së caktuar në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, duke u llogaritur nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë.

Sepse nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shëroj gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2.200 (dymijedyqind) euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.