30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 08.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  kanosje nga neni 181 par.4…

PRIZREN – 08.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  kanosje nga neni 181 par.4 lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 06.12.2019.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale nga i dyshuari i cili e ka kanosur nënën e tij viktimën e ndjeshme, si dhe në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjes së tij, duke pasur parasysh këto rrethana si dhe sjelljet e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si kryerës i veprave tjera penale ekziston rreziku se i njëjti mund të përsëris këtë vepër penale ndaj nënës së tij apo edhe familjareve të tjerë si dhe të përfundoj të njëjtën vepër penale për të cilën është kanosur ta kryej.