30(tridhjetë)ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

30(tridhjetë)ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

PRIZREN – 08.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale R.K., nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën…

PRIZREN – 08.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale R.K., nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 06.11.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.12.2019.

Sepse i pandehuri duke vepruar në kundërshtim me nenin 4 dhe 30 të ligjit për lojërat e fatit me numër 06/1-55, ku ndalohen lojërat e fatit ashtu që gjatë kontrollimit të bërë nga policia e Kosovës-Stacioni Policor në Prizren, i njëjti haset duke punuar dhe i përdor në mënyrë të kundërligjshme, pa lejen –licencën e organit kompetent të shtetit, ku ushtron veprimtarinë e skemave piramidale, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 183 par. 1 pika 1.1 të KPPK-së për caktimin e arrestit shtëpiak, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.