Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale A.D, pas  pranimit të fajësisë, gjykata e …

PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.D, pas  pranimit të fajësisë, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro si dhe  dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  1 (një) viti.

Sepse me datën 18.11.2016, në orët e vona të natës në Prizren, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale L.L., me qëllim që vetës apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm në dëm të dëmtuarit me iniciale V.K. duke shfrytëzuar orët e vona të natës, duke depërtuar përmes së çatisë së kulmit të lokalit, me përdorimin e forcës thyen pllakën e drurit dhe depërtojnë brenda, ku nga aty arrin të merrnin disa pajisje të punës si burmashina, makinë të polirit, fleks dore, kompresora të klimave, dhe një llaptop HP, dhe ikin në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material.