30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

PRIZREN – 30.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale F.U., nga fshati Korishë Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…

PRIZREN – 30.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale F.U., nga fshati Korishë Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ngacmimi seksual nga neni 183 par.3 të KPRK-së, Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 30.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 29.11.2019.

Sepse qëndrojnë bazat ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak nga neni 183 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2. në lidhje nenin 187 par  me pikën 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të peshës së veprës penale – në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale mjaft të rëndë e drejtuar ndaj viktimës së mitur, karakteristikat personale të pandehurit i cili me profesion është profesor i shkollës së mesme si dhe kujdestar i klasës të cilës i përket edhe viktima e mitur dhe përkundër rolit të tij si profesor i njëjti dyshohet se është përfshirë në veprën penale të lartcekur,kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.