1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 24.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale L.B., A.B. ,F.B.,F.SH. , që të gjithë nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka…

PRIZREN – 24.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale L.B., A.B. ,F.B.,F.SH. , që të gjithë nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale fajdeja nga neni 331 par. 3.lidhur me para.1 dhe nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale detyrimi nga neni 328 parag.2.lidhur me parag.1 dhe neni 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 21.11.2019.

1             Për shkak të dyshimit të bazuar se për vete apo personin tjetër kanë pranuar ose kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, të banimit, varfërinë, papërvojën ose aftësinë për të gjykuar  të personave tjerë që kanë rezultuar me humbje financiare, ose realizuar dobi pasurore mbi 25.000 (njëzetepesëmijë) euro.

2.            Në vende dhe kohë të njëjtë të përshkruar si në dispozitiv, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përdorin forcën apo kanosjen serioze për ti detyruar personat tjerë në këtë rast të dëmtuarit që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së tyre që ka rezultuar me dobi pasurore në shumën që i tejkalon 10,000 (dhjetëmijë)euro, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.