30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 21.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni…

PRIZREN – 21.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 par. 1dhe 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale të detyrimit nga neni 340 para.1 dhe2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 17.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 16.11.2019.

                Sepse gjatë vitit 2014, i pandehuri në bashkëkryerje me të pandehurit me iniciale B.M.(1) dhe B.M. (2) për qëllimet të përfititmit të dobisë pasurore pranojnë apo kontraktojnë shuma joproporcionale të përfitimit të pasurisë në dëm të dëmtuarit me iniciale E.K. ku më pas edhe e detyrojnë të njejtin me kanosje serioze për qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të veproj në dëm të pasurisë së tij me të cilin të pandehurit realizojnë kundërvlerë joproporcionale nga i dëmtuari me iniciale E.K. dhe B.F., si dhe rrethanat tjera tregojnë rrezikun se i njeti mund të përsërisë vepra tjera penale të kësaj natyre që do të sillte pasoja edhe më të rënda për jetën dhe pasurinë e njerëzve, apo do të përfundoj në një vepër tjetër të tentuar penale, po ashtu rritja e numrit të madh të këtyre veprave penale dhe lënia në liri e të pandehurit në anën tjetër do të reflektonte negativisht në rrethin ku jeton ai, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.