Nxënësit e shkollës SHFMU”Fatmir Berisha” në Prizren,vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Nxënësit e shkollës SHFMU”Fatmir Berisha” në Prizren,vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Nxënësit e shkollës SHFMU“Fatmir Berisha” në Prizren, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit Është e drejtë e gjithë fëmijëve që të gëzojnë të drejtat themelore, që në jetën e tyre të mos ekzistojë dhuna dhe të rrethohen nga një mjedis ku të gjejnë lumturi, dashuri dhe mbështetje. Kishim kënaqësi të mirëpresim në gjykatë nxënës të shumtë…

Nxënësit e shkollës SHFMU“Fatmir Berisha” në Prizren, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Është e drejtë e gjithë fëmijëve që të gëzojnë të drejtat themelore, që në jetën e tyre të mos ekzistojë dhuna dhe të rrethohen nga një mjedis ku të gjejnë lumturi, dashuri dhe mbështetje.

Kishim kënaqësi të mirëpresim në gjykatë nxënës të shumtë të shkollës SHFMU “Fatmir Berisha” të cilët ishin entuziast që të  marrin njohuri më shumë për  ligjin, të drejtat e fëmijëve, dhunën në familje dhe shumë çështje tjera të rëndësishme. E ku më mir se në gjykatë  mund ti marrin këto njohuri!

Me datën 21.10.2019, në orën 12:00,Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës SHFMU “Fatimr Berisha” në Prizren ku u pritën nga Kryetari i kësaj gjykate z.Ymer Hoxha.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit ku u  prezantua  struktura e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën  e komunikimit  dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.