Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e klasave të XI dhe XII, të shkollës “Loyola” Gymnasium dhe nxënësit e shkollës “11 Marsi” në Prizren.

Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e klasave të  XI dhe XII, të shkollës “Loyola” Gymnasium dhe nxënësit e shkollës “11 Marsi” në Prizren.

Me datën 11.10.2019, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e klasave të  XI dhe XII, të shkollës “Loyola” Gymnasium dhe nxënësit e shkollës “11 Marsi” në Prizren. Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të…

Me datën 11.10.2019, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e klasave të  XI dhe XII, të shkollës “Loyola” Gymnasium dhe nxënësit e shkollës “11 Marsi” në Prizren.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit nga Kryetari i kësaj gjykata z.Ymer Hoxha, ku u  prezantua  struktura e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën  e komunikimit  dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.