Tridhjetë ditë caktohet masa e paraburgimit

Tridhjetë ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 10.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc,Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje…

PRIZREN – 10.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc,Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 2.të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 08.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.

                Sepse me datën 08.10.2019, rrethë orës 07:50 minuta në Prizren, në afërsi të fshatit Korishë, pas disa mosmarrveshjeve të më hershme lidhur me një borgjë, i pandehuri seriozisht e kanosë të dëmtuarin me iniciale S.D., se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit , në atë mënyrë që del nga automjeti i tij nga ku merr pushkën automatike  të cilin në mënyrë kërcënuese ja drejton të dëmtuarit  S.,si dhe me datë të njejtë me rastin e bastisjes në shtëpin e të pandehurit,nga Policia e Kososvës-Stacioni policor Prizren-Veri, është gjetë se pa leje të organit kompetent kishte poseduar, një pushkë automatike 30(tridhjetë) fishekë dhe 1(një) karikator.