Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 10.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar…

PRIZREN – 10.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 2.lidhur me par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.

                Sepse me datën 07.10.2019, rrethë orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht në parkingun në afërsi të zjarrfikëve në Prizren, sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtari policor  kishte parkuar automjetin e tij, i pandehuri fillon ta ofendoj me fjalë të ndryshme, dhe në momentin kur zyrtari polocor, i drejtohet me fjalë”eja me mua në statcionon policor”, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.J., zyrtarin policor, duke e rrokë për jakne (uniform policore) ja nxjerr kravatën, ja hedhë në tokë, aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmturit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë.