Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  K.K. nga fshati Karashengjergj, Komuna e Prizrenit  për shkak se  ka kryer  veprën penale lëndim i rëndë trupor  nga neni  189 para.5. lidhur me para.2 pika 2.1 lidhur me nenin 31. të…

PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  K.K. nga fshati Karashengjergj, Komuna e Prizrenit  për shkak se  ka kryer  veprën penale lëndim i rëndë trupor  nga neni  189 para.5. lidhur me para.2 pika 2.1 lidhur me nenin 31. të KPRK-së.

I akuzuari me iniciale K.K , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  4 (katër) vite e 6 (gjashtë)muaj, në të cilin dënim masa e paraburgimit të njëjtit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Sepse me datën 27 korrik,2018 rrethë orës 11.35 minuta në fshatin Karashingjergj – Has, Komuna e Prizrenit, të pandehurit në bash kryerje me mjet të rrezikshëm i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor personit tjetër e pikërisht të dëmtuarit me iniciale E.K. në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje  paraprake në mes familjes së të pandehurve dhe të dëmtuarit, e cila kishte ndodhur 25 vjet më parë, e në momentin kur e vërejnë të dëmtuarin me iniciale  E.K.i cili ka qenë i shoqëruar me të dëmtuarin me iniciale L.K.e ndjekin me automjet, në vendin e quajtur “shtëpia e Çokës” ,zbresin nga automjeti dhe nisen në drejtim të dëmtuarit me iniciale E.K.  ku i pandehuri  K. e godet me grusht në fytyrë të dëmtuarin  me iniciale E.K., i pandehuri me iniciale F. I. pajisur me një gur e godet të dëmtuarin me iniciale E.K. në pjesën e pasme të kokës me ç ‘rast  të dëmtuarit i shkaktojnë thyerje të ashtit të hundës dhe plagë lacerokontuzive në kokë, hematom periorbital në të dy sytë, hematomë dhe gjakderdhje nga hunda, frakurën e kockës së hundës, të kualifikuar në lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë në momentin e shkaktuesh mërisë.