Dyzet (40) caktohet masa e paraburgimit

Dyzet (40) caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 02.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1…

PRIZREN – 02.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPRK-së, në kuptim të nenit 187 para.1.nën para.1.1. dhe 1.2 në lidhje me para.1.2.1 të KPPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale E.D. nga fshati Kastriot-Dibër-, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në territorin e Republikës Federale Gjermane, vepër kjo e paraparë  edhe me KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 31.07.2019 nga ora 11:55 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 09.09.2019.

  Sepse ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, e kryer në territorin e Republikës Federale Gjermane, vepër kjo e paraparë  edhe me KPRK-së., i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe atë nga kërkesa e  ILC-u Ref-Nr.1-1856-19-14 dhe njoftimi i INTERPOL me nr.2018/94701-1,për çka këto prova e kanë fuqinë e njëjtë juridike me kërkesën për arrestim të përkohshëm në Republikën e Kosovës. Njoftimi i Interpolit i vlefshëm deri më datën 16.11.2023 për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve të Gjermanisë.