Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 24.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Landovicë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat…

PRIZREN – 24.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Landovicë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhunë në familje nga neni 248 par. 1,2 dhe 3 dhe kanosja nga neni 181 par.1 e lidhur me nenin 248  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 21.07.2019, nga ora 23:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 20.08.2019.

Sepse i pandehuri me datë 21.07.2019, rreth orës 17:00, në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë familjare me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit –vëllait të tij me iniciale B.M., në atë mënyrë që në gjendje të dehur fillimisht e sulmon verbalisht babain e tij me iniciale K.M. rreth problemeve pronësore më pas e sulmon vëllain e tij pasi që i njëjti tenton ti ndaj për ta mbrojtur babain e tij me atë rast e sulmon me shkop druri me ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme trupore si dhe po të njëjtën ditë pas dhënies  së deklaratës në Stacion Policor pasi shkon në shtëpi e kanos vëllain e tij me fjalë, me ç ‘rast tek ai shkakton frikë dhe ankth.