Zëvendës Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z.Artan Sejrani, priti në takim Shefin e Seksionit për Ligj dhe Drejtësi të OSBE-së dhe stafin e tij në Prizren

Zëvendës Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z.Artan Sejrani, priti në takim Shefin e Seksionit për Ligj dhe Drejtësi të OSBE-së dhe stafin e tij në Prizren

Zëvendës Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Artan Sejrani, priti  në një takim Shefin e Sekcionit për Ligj dhe Drejtësi të OSBE-së dhe stafin e tij në Prizren të përbërë nga zj. Aneta Silyavska, z. Ergys Rexha dhe znj. Dhurata Shishko.

 Takimi u mbajt në objetin e Gjykatës Themelore në Prizren dhe pati kryesisht karakter simbolik, informues. Fillimisht Z. Reed, e uroi z. Sejranin për pozitën e re dhe falenderoi për bashkëpunim e vazhdueshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit me stafin e Sekcionit për Ligj dhe Drejtësi në Prizren të OSBE-së. Pastaj z. Reed e informoi z. Sejrani në lidhje me projektet dhe aktivitetet që OSBE planifikon ti implementojë në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prizrenit në vitin 2019. Gjithashtu, z. Reed përshendeti punën dhe të arriturat e kësaj gjykate.

 

Në anën tjeter z. Sejrani vlerësoi lartë punën e stafit të OSBE-së në Prizren dhe siguroi që bashkëpunimi Gjykatë – OSBE do të vazhoj edhe në të ardhmen. Z. Sejrani informoi stafin e OSBE-së në lidhje me sukseset që kjo gjykatë i arriti gjatë vitit 2018, siç janë zgjidhja e lëndeve, rritja e numrit të gjyqtareve, rritja e transparencës se gjykatës dhe besueshmërisë tek qytetarët etj.

 Në fund, të gjithë u pajtuan që ky bashkëpunim të thellohet në forma të ndryshme me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut.