Vizitë Gjykatës Themelore në Prizren

Vizitë Gjykatës Themelore në Prizren

DATA: 27.06.2018

Me datën 27.06.2018, Aktivistët e Organizatës, “Roma Versitas” – Dega në Prizren dhe vullnetares nga Amerika znj. Laura Sabato e cila është duke shërbyer vullnetarisht në kuadër të organizatës “Peace Corps” realizuan projektin në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Projekti kishte për qëllim të i mbledh 15 fëmijë të moshës 12-14 vjeçare të komunitetit boshnjak dhe rom për edukatë qytetare ku për një javë do i ftoj pesë institucione të ndryshme lokale të cilat do i flasin fëmijëve rreth rolit dhe shërbimeve që këto institucione i ofrojnë qytetareve, kryesisht këto institucione janë 1. Policia e Kosovës 2. Zjarrfikësit 3.Gjykata Themelore e Prizrenit 4.Spitali i Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.

Trajnimi ka filluar me datën 25 dhe do të përfundon me datën 29 qershor ( një ditë për secilin institucion dhe dita e parashikuar për Gjykatën Themelore të Prizrenit është data 27.06.2018.Trajnimi është mbajtur në lokalet e OJQ-së “Roma Versitas” në kompleksin “Europa” në dy pjesë, në pjesën teorike zyrtarja për informim publik Afërdita Kicaj iu tregoj fëmijëve për shërbimet që iu ofron gjykata për qytetarët për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takimet direkt me kryetarin e gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun, rëndësi të veçante i kushtoi edhe transparencës së gjykatës e cila synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe punën e gjykatës ne veçanti. Ndërsa në pjesën praktike fëmijët patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës si dhe patën mundësi ta marrin buletinin informativ i cili publikohet në baza tre mujore përmes së cilës informohen qytetarët mbi punën dhe aktivitetet e kësaj gjykate.

Gjykata vazhdon traditën e bashkëpunimit me qytetarët me OJQ-të me shkollat e qytetit dhe të rajonit.